Supremja kthen në rigjykim kontestin mes tri kompanive dhe NPB-së

Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës ka kthyer në rigjykim kontestin juridik ndërmjet tri shoqërive tregtare, Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) dhe Komunës së Prishtinës, lidhur me përmbushjen e kontratës ose kompensimin e dëmit material dhe fitimit të humbur.

Supremja, në seancën e mbajtur më 13 tetor, ka aprovuar si të bazuara revizionet e paraqitura nga kompanitë Made Group Construction SH.P.K., Arkos SH.P.K. dhe Madekos SH.P.K., NPB-ja dhe Komuna e Prishtinës, si palë ndërhyrëse.

Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka prishur dy aktgjykime të Gjykatës Komerciale të Kosovës, atë të Dhomave të Shkallës së Dytë, të datës 5 qershor 2026, dhe të Dhomave të Shkallës së Parë, të datës 17 mars 2026, duke e kthyer çështjen në gjykatën e shkallës së parë për rigjykim.

Sipas njoftimit të Supremes, gjykatat e instancave më të ulëta kanë bërë shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore dhe kanë zbatuar gabimisht të drejtën materiale. Si rrjedhojë, gjendja faktike nuk është vërtetuar plotësisht dhe drejt.

Gjykata Supreme ka dhënë arsyet dhe udhëzimet për mënyrën se si duhet të veprojnë gjykatat e instancave më të ulëta gjatë rigjykimit të kësaj çështjeje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika