Supremja refuzon ankesën e LVV-së, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve

Gjykata Supreme ka rrëzuar edhe ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje duke e cilësuar si të pathemeltë, dhe duke cilësuar të drejtë vendimin e PZAP-së, i cili refuzoi kërkesën e Vetëvendosjes anulimin e votave me postë për 19 mijë vota që kishin shkuar për LDK-në

Gjykata Supreme e ka refuzuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili vlerësoi të pabazuar kërkesën për anulimin e afro 19 mijë votave që kishin ardhur me postë për LDK-në dhe ta urdhërojë KQZ-në që të përsërisë votimin me postë në tërësi.

Gjykata Supreme tha se në vendimin e PZAP-së nuk ka gjetur ndonjë shkelje.

“Pretendimet ankimore të lartcekura, të theksuar dhe elaboruara më gjerësisht edhe në ankesë, kolegji i kësaj gjykate i ka shqyrtuar me vëmendje dhe kujdes të veçantë, megjithatë të njëjtat i ka refuzuar si të paqëndrueshme dhe të pabazuara, për faktin se pretendimet ankimore të parashtruesit të ankesës nuk paraqesin shkelje të dispozitave të lartcekura ligjore si dhe ankuesi të njëjtat pretendime ankimore i ka parashtruar edhe pranë PZAP-së, me ç’rast edhe arsyetimi i tyre është konsumuar me vendimin e atakuar”.

Ngjashëm sikur PZAP-ja, edhe Supremja ka vlerësuar se Vetëvendosja nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për pretendimet e saj.

Sipas vlerësimit të kolegjit të kësaj gjykate, përcaktuese për ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, është fakti se ankuesi ka parashtruar pretendime të paprovuara për manipulimin e votave. Gjykata, nuk ka mundur që me asnjërën nga provat e ofruara nga ankuesi, të vërtetojë pretendimet ankimore lidhur me cenimin e të drejtës së votimit, apo shkeljes së nenit 6 dhe 7 të LZP-së, nenit 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, siç thekson ankuesi në ankesën e tij”.

Por, pikërisht për këto vota me postë, gjatë ditë Prokuroria Themelore e Prishtinës, ia konfirmoi Dukagjinit se ka autorizuar policinë të fillojë hetime.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore ne Prishtine ka autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin dhe verifikim të informacioneve, mirëpo në këtë fazë të procedurës për pyetjet e parashtruara nuk mund të jepen detaje më të hollësishme sepse do të cenohej procesi hetimor”.

Supremja ka marrë edhe dy vendime të tjera. Në të parin ka refuzuar ankesën e PDAK-së e cila kërkonte që të anulohen 211 votat e partisë politike PAI, të dërguara me postë.

Kurse me vendimin tjetër ka refuzuar edhe ankesën e kandidatit për deputet nga PDK, Petrit Hajdari, që kishte kërkuar ri-numrimin e disa vendvotimeve.

Me këto vendime të Supremes, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i hapet rruga për ti certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika