Supremja refuzon në tërësi kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga mbrojtja e Veselit

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për mbrojtje të ligjshmërisë, i cili po akuzohet për krime lufte

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli

Paneli i Gjykatës Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me paraburgimin të parashtruar nga ana e mbrojtjes së ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili po akuzohet për krime lufte.

Më 30 qershor 2022, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Ekaterina Trendafilova, kishte caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e dorëzuar nga mbrojtja e Kadri Veselit më 29 qershor 2022, lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim, raporton Betimi për Drejtësi.

Gjykatësit të cilët kanë vendosur për këtë kërkesë janë, Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Mihael Bolander.

Më 29 prill Zyra e Prokurorit  të Specializuar e kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kjo bëri që aktakuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së të zgjerohet. Ata dyshohen se kanë kryer krime lufte në komunën e Gjilanit, në Budakovë e në Semetishtë.

Ish-krerët e UÇK-së janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që i rëndojnë ata.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika