Supremja rrëzon një vendim të PZAP-së ndaj koalicionit “Lista për Familjen”

Gjykata Supreme

Gjykata Supreme e Kosovës ka rrëzuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili kishte dënuar koalicionin “Lista për Familje” me një gjobë prej shtatë mijë eurosh.

“Turp është mu martu burri me burrë”, Bytyqi nga Lista për Familjen tregon pse po dënohen nga PZAP-ja

Gjobën koalicioni e kishte marrë për përdorimin e gjuhës gjatë fushatës zgjedhore, përfshirë fraza të tilla si “turp ju qofte” dhe komente të tjera që PZAP-i e kishte konsideruar si të papërshtatshme.

Asdren Bytyqi, kandidat për deputet nga ky koalicion, e ka cilësuar vendimin e Gjykatës Supreme si një fitore të madhe.

“FITORE e madhe ndaj Dylberizmit! Gjykata Supreme e rrëzon vendimin e PZAP-së, me të cilin na ka shqiptuar gjobë 7000 euro për fjalët “turp ju qofte” “mbrojtja e dinjitetit tone njerëzor dhe vazhdimësisë se jetës, si dhe te ardhmen e fëmijëve tane nga degjenerimi dhe prishja”, “anomali sociale dhe dukuri degjenuese. Vendoset një standard i drejtë në mbrojtje të lirisë së shprehjes, duke u pranuar ankesa jonë si e bazuar, e ligjshme dhe e drejtë”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika