Supremja vërteton dënimin me 13 vjet burgim ndaj Vukotiqit, për dhunë seksuale gjatë luftës

Gjykata Supreme e Kosovës e ka vërtetuar dënimin prej 13 vjetësh burgim ndaj Zoran Vukotiqit

Gjykata Supreme e Kosovës e ka vërtetuar dënimin prej 13 vjetësh burgim ndaj Zoran Vukotiqit, i dënuar për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

QKRMT-ja ka mirëpritur vendimin e fundit nga Gjykata Supreme e Kosovës, ku vërtetohet Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit, me të cilin Zoran Vukotiq ishte dënuar me 13 vjet burgim për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Fillimisht Gjykata Themelore në Prishtinë kishte dënuar Zoran Vukotic me 10 vjet burgim, ndërsa pas ankesës, Gjykata e Apelit e kishte rritur dënimin në 13 vjet burgim. Mbrojta e të akuzuarit kishte paraqitur kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, dhe Gjykata Supreme e refuzoj këtë kërkesë dhe përfundimisht e vërtetoi Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin Zoran Vukotic ishte dënuar me 13 vjet burgim. Kjo shënon përfundimin e epilogut të këtij rasti dhe tani kemi të mbijetuarën e parë e cila me këmbëngulësinë e saj dhe mbështetjen e parreshtur të QKRMT-së gjatë gjithë procesit, triumfoi në të gjitha nivelet e gjykatave”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, QKRMT-ja vazhdon t’i mbështesë dhe i inkurajon të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës që të kërkojnë drejtësi.

E mbijetuara, e cila është rreth të pesëdhjetave, dy vjet më parë kishte rrëfyer ekskluzivisht për KosovaPress, ku pati theksuar se nuk është e kënaqur me dënimin.

Në kushte anonimiteti, u pati bërë thirrje të gjitha grave e burrave që të kërkojnë drejtësi për krimin me të cilin u përballën dhe vuajtjet që ua shkaktuan për tërë jetën.

Dënimi për Zoran Vukotiq është rasti i parë që dikush dënohet për dhunim seksual në Kosovë, nga gjykatat vendore.

Dosja Vukotiq – Tjetër aktakuzë për kriminelin që terrorizoi Vushtrrinë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika