Surroi: Asociacioni si pushtet i tretë nuk mund të implementohet

Publiciti Veton Surroi ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk duhet të themelohet me kompetenca ekzekutive

Publicisti, Veton Surroi

“Bashkësia e komunave serbe si pushtet i tretë nuk mund të implementohet”.

Kështu ka thënë publicisti Veton Surroi në Debat Plus.

Ai e komentoi edhe deklaratën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vite më parë kishte thënë se Kosova nuk duhet ta themelojë asnjë lloj Asociacioni, as edhe sipas ligjeve të Kushtetutës së Kosovës.

Surroi tha se marrëveshja është votuar në Kuvend dhe se ka kapacitet implementues, kurse deklaratën e Konjufcës e cilësoi si projeksion politik.

“… Është votuar në Kuvend, ka kapacitet implementues, projeksionet politike janë projeksione politike dhe janë legjitime”, ka thënë ai.

Ai, tutje, tha se Kosova duhet t’u përmbahet të drejtave kushtetuese dhe juridike, të cilat, sipas tij, e lejojnë bashkëpunimin ndërkomunal të komunave me shumicë serbe.

Por, përsëriti se Kosova nuk duhet të lejojë themelimin e një bashkësie të komunave serbe si pushtet i tretë i pushtetit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika