Këshilltari i jashtëm i kryeministrit të Kosovës, Veton Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit përmban pushtet të tretë në Kosovë.
Surroi këtë e ka thënë duke iu referuar draft-statutit të publikuar nga Burim Ramadani.
“Pra, nëse shikohet do të jetë bukurvështirë që ky draft po të jetë ky draft… po të shkonte nëpër filtër kushtetues do të jetë besoj unë, do të kalonte pa vërejtje shumë substanciale. E vërejtja substanciale më e madhja është, a ka nevojë apo jo për një trup të tretë të pushtetit në Kosovë, dhe kjo është pyetja e cila e përcjell Kosovën prej vitit 2013”, ka thënë Surroi.
Sipas tij, në këtë draft kemi të bëjmë me punë shumë të detajuar të grupit ose të grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë.
“Në këtë draftin e supozuar kemi të bëjmë me punë shumë të detajuar të grupit ose të grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë dhe është marrë parasysh Marrëveshja e vitit 2013, është marrë krejtësisht Marrëveshja e vitit 2015, janë adaptuar sygjerimet e Gjykatës Kushtetuese të Aktgjykimit lidhur me Marrëveshjen e vitit 2015, është bazuar në dy ligjet e Kosovës; pra ligjin e vetqeverisjes lokale dhe ligjin e bashkëpunimit ndërkomunal, këto dy ligje koincedentalisht përkojnë me fillimin e dialogut”, ka thënë tutje Surroi.