Surroi: Drafti i Asociacionit ka “implant juridik”

Sa i përket draftit të Asociacionit, Veton Surroi ka thënë se mund të flasim për diçka të supozuar. “Unë nuk di, sepse nuk kam pasur në dorë draft tjetër pos këtij që e ka pa krejt publiku”, ka thënë Surroi.

“‘Në këtë draftin e supozuar kemi të bëjmë me punë shumë të detajuar të grupit ose të grupeve të ekspertëve ndërkombtarë dhe është marrë parasysh Marrëveshja e vitit 2013, është marrë krejtësisht Marrëveshja e vitit 2015, janë adaptuar sygjerimet e Gjykatës Kushtetuese të Aktgjykimit lidhur me Marrëveshjen e vitit 2015, është bazuar në dy ligjet e Kosovës; pra ligjin e vetqeverisjes lokale dhe ligjin e bashkëpunimit ndërkomunal, këto dy ligje koincedentalisht përkojnë me fillimin e dialogut. Pra, nëse shikohet do të jetë bukurvështirë që ky draft po të jetë ky draftë… po të shkonte nëpër filtër kushtetues do të jetë besoj unë, do të kalonte pa vrejtje shumë substanciale. E vrejtja substanciale më e madhja është, a ka nevoj apo jo për një trup të tretë të pushtetit në Kosovë dhe kjo është pyetja e cila e përcjell Kosovën prej vitit 2013”, ka thënë Surroi.

Në pyetjen e analistet Dardan Gashi se, kjo pyetje a është brenda këtij drafti për Asociacionin, Surroi ka thënë se “është brenda sepse kemi të bëjmë me një strukturë e cila përmban në vete ushtrim të funksioneve, menaxhim të funksioneve të bashkëdyzuara të komunave pjesëmarrëse“.

Gjithashtu Gashi ka pyetur Surroin se “ju si njohës por edhe si pjesëmarrës po shihni nivel të tretë? “Ekzistojnë elemente”, ka thënë Surroi. Tutje ai ka thënë se në draftin e supozuar të cilin e “kemi krejt prej një burimi”, përmban në vete diçka që do ta quaja “implant juridik”. “Ky implant juridik hyn në trupin kushtetues juridik të Kosovës, nëse hyn natyrisht dhe pastaj i mbetet trupit-organizmit si çdo implant tjetër ta adaptoj-integroj apo ta refuzoj, varet prej trupit”.

Ai ka shtuar më tej se drafti është i ndërtuar në atë mënyrë që “nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese”.

“Unë mendoj që do të ishte më mirë në momentin kur definohet një draft si i këtillë të quhet me emrin e vet të vërtetë. Kemi të bëjmë me një lloj autonomie në Kosovë. Dhe nëse kemi të bëmë me një autonomi është më e ndershme të hapet debati brenda shoqërisë dhe të thuhet ky është projekti, kjo është kushtetuta, kapacitetet për të hyrë në rendin juridik është aty. Dmth, ky draft mund të integrohet në rendin juridik të Kosovës pa ndryshime kushtetuese”, ka thënë tutje Surroi.

Surroi tutje ka thënë se kemi të bëjmë me një “Paketë- Ahtisari +” duke thënë se duhet diskutohet një gjë e tillë brenda shoqërisë në mënyrë demokratike “pa shumë zhurmë, pa etiketime, pa fyerje, por të bëhet një analizë e thjeshtë se cilat janë ato gjëra që i nevojiten këtij vendi”.

Ai më tej ka thënë se kjo ka qenë biseda me diplomatët ndërkombtarë qysh para një viti. “Nuk duhet të konsiderohet asnjë propozim si të refuzueshëm ‘perse’, por nëse ky është insistime dhe ky është insistimi ndaj Kosovës, atëherë duhet të shofim se ky insistem në çfarë konfigurimi hyn”, ka shtuar tutje ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika