Surroi: Në bazë të Rezolutës 1244, KFOR-i vepron në Kosovë

Publicisti, Veton Surroi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në bazë të Rezolutës 1244, vepron KFOR-i në Kosovë.

“Rezuluta 1244 shërben thellësisht për dy gjëra në referencë ndaj Kosovës në çështjet ndërkombëtare. E para është se në bazë të Rezolutës 1244 vepron KFOR-i në Kosovë, pra, ende është valid për prezencën ushtarake në Kosovë pas marrëveshjes së Kumanovës, dhe KFOR-i nuk ka marrë mandat të ri”, ka thënë Surroi në “Debat Plus”.

“E dyta është sepse deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me Rezolutën 1244, pra, është produkt të vendosur në Rezolutën 1244, dhe ky ka qenë vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka vendosur që shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me Rezolutën 1244”, ka thënë tutje ai.

Surroi është shprehur se nuk e di pse është fujtur në këtë preambulë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika