Publicisti Veton Surroi ka thënë se diskutimet në Konferencën e Rambujesë ishin tejet të vështira dhe se pala kosovare ishte në “teh të humbjes”.
Ai, në “Debat Plus”, tha se përfaqësuesve të UÇK-së dhe LDK-së u kishte propozuar ta formojnë një “pushtet të përkohshëm vendor”, por një gjë e tillë s’ishte pranuar.
“Rambujeja ka qenë bukur e vështirë, kemi qenë në teh të humbjes, në vazhdimin e asaj mbledhjes dhe në cilësinë e njeriut që s’ka qenë pjesë e partive politike, u sugjerova në Paris që UCK, LDK dhe partitë tjera të formojnë pushtet të përkohshëm vendor. Pra, që në gjitha komunat ku kishte UCK, LDK, të bashkoheshin që ditën e çlirimit ta prisnim me pushtet vendor.
Kjo nuk ndodhi për shkak të kundërshtimeve të mëdha mes UÇK-së dhe LDK-së, erdhëm në një gjende ku mungesa e lidershipit politik, mungesa e artikulimit të qartë që do ta merrte legjitimitetin ndërkombëtar, një pushtet që thotë se ne jemi këtu dhe pakicat nuk do përndiqet, shkaktoi një reagim i cili nuk ka qenë, ndarja nuk ka qenë projekt, nuk është prodhuar ad-hoc, në një moment është vendosur që është projekt politik…”, tha ai.