Surroi: Suprimimi i autonomisë së Kosovës ishte bërë me dhunë, Serbia futi agjentë të saj në mbledhje

Veton Surroi

Më 23 mars të vitit 1989, në Kuvendin e Kosovës, në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974, me çka suprimohet autonomia e Kosovës në Federatën Jugosllave, duke e lënë Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë.

Nga 190 delegatët prezentë në Kuvend, 10 prej tyre edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, do të votonin kundër këtij suprimimi e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

Lidhur me këtë datë, publicisti Veton Surroi, në Debat Plus, ka thënë se Serbia kishte futur në sallën e Kuvendit njerëz të saj të cilët kishin votuar pa qenë fare delegatë.

“Edhe përkundër gjithë atij frikësimi të madh, edhe përkundër që s’u arrit të krijohej një rezistencë brenda kuvendit, Riza Lluka, Melihate Tërmkolliu dhe të tjerët që me trimëri ngritën gishtat kundër ndryshimeve kushtetuese. Serbia futi njerëz agjentë, në sallën e Kuvendit. Mehmet Ajeti, që ka qenë drejtor i burgut i Mitrovicës dhe njeri i shtetit të Serbisë u fut në sallën e mbledhjes dhe shihet duke votu për ndryshime kushtetuese, edhe pse s’ishte delegat”, tha ai.

Ai tha se Gazmend Zajmi dhe Bajram Kelmendi ishin ankuar në Gjykatën Kushtetuese të ish-Jugosllavisë, por ajo lëndë kishte mbetur e patrajtuar për shkak të shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Aty ka pasur edhe agjentë të sigurimit shtetëror që a kanë votu a jo nuk e di, por i kanë nxënë në fotografi dhe në vitin 1990, gazmend Zajmi dhe Bajram Kelmendi u ankuan në gjykatë kushtetuese me të drejtë, lënda u mor, edhe për ndryshime kushtetuese të vitit 1989 edhe për aktet e Serbisë për vitin 1990 që ishin kundër kushtetutës së Jugosllavisë dhe Kosovës. Kjo lëndë për fat të keq nuk u arrit të shqyrtohej në fund, sepse u shpërb Jugosllavia”, tha ai.

Ai ritheksoi se suprimimi i autonomisë ishte bërë me dhunë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika