Suspendimi i komandantit, IPK po identifikon edhe policët që ngushëlluan familjen Hajrizi

Inspektorati Policor i Kosovës është duke identifikuar edhe policët e tjerë që me uniformë morën pjesë për ngushëllime tek familja e Faton Hajrizit, veprim për të cilin është suspenduar nga puna komandanti i Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazi. Këtë veprim po e konsideron të padrejtë Kryetari i komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha

Fotografia e shpërndarë në rrjete sociale

Një veprim i tillë i ka kushtuar me suspendim, komandantit  të Stacionit Policor në Skënderaj, Muhamet Kajtazit.

“Sjellje e rëndë diskredituese” ishte shkelja që sipas Inspektoratit Policor të Kosovës dërgoi në suspendimin e tij, pas ngushëllimeve në familjen e Faton Hajrizit.

TV Dukagjini kontaktoi me komandantin Kajtazi, dhe i njëjti tha se lidhur me çështjen do të reagoi me shkrim gjatë ditës, gjë të cilën nuk e ka bërë deri në publikimin e kronikës.

Më të ishin edhe disa zyrtarë të tjerë policor, ndaj të cilëve nuk janë marrë masa e në bazë të një përgjigjeje të IPK-së, kjo është vetëm çështje kohe.

IPK është në proces të verifikimit dhe analizimit të fotografive për të identifikuar zyrtarët tjerë policorë,Inspektorati Policor ka filluar hetim disiplinor nën dyshimin se togeri policor së bashku me vartësit e tij kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore -“Sjellje e rëndë diskredituese” e paraparë me aktet nënligjore të Policisë së Kosovës, hetuesit e IPK-së pritet që në kuadër të angazhimeve për këtë rast të intervistojnë togerin policor e pastaj edhe zyrtarët e tjerë pas identifikimit të tyre.

Këtë vendim të IPK-së e shpjegon avokati Yll Zekaj.

“Sipas IPK-së, veprimet e komandantit të Policisë së Kosovës kanë rënë ndesh faktikisht me, me dispozitat e udhëzuesit për shkelje ligjore, përkatësisht në kuadër të shkeljeve të rënda janë edhe shkeljet diskredituese,  e në kuadër të këtyre shkeljeve hynë kryesisht 33 veprime për të cilat për zyrtarët e policisë konsiderohen shkelje të rënda”, ka thënë Yll Zekaj, avokat.

Megjithatë i padrejtë një veprim i tillë i IPK-së po cilësohet nga deputeti Bekë Berisha, që udhëheq edhe komisionin për Siguri.

“Shteti i Kosovës e ka suspendu, një komandant të policisë, veçse ka shku për ngushëllime te një familje fisnike, dhe e ndershme, a mundet me me tregu dikush prej inspektoratit, dhe prej policisë çfarë krimi ka ba një komandant që e ka ba një veprim krejt njerëzor’, ka deklaruar Bekë Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës.

Të dielën e javës së kaluar Faton Hajrizi u varros në fshatin e tij të lindjes, ku u panë edhe numër i madh qytetarësh.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika