Suspendimi i kryesindikalistit, BSPK mbështet Sindikatën e Policisë së Kosovës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbështetur reagimin e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës

Fotografi ilustruese

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka mbështetur fuqishëm reagimin e sotëm të Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë: IPK-ja rekomandon suspendimin e një togeri policor, dyshohet për fotografim të paautorizuar

“Distancimi i Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës nga veprimet e kundërligjshme të Kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Imer Zeqiri, për çka edhe është suspenduar me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës me dyshimin se ka kryer veprën penale fotografim dhe incizime të tjera të paautorizuara nga neni 202 i KPRK-së, është i duhuri”, thuhet në reagimin e BSPK-së.

Në këtë reagim thuhet se BSPK-ja e përkrahë  fuqishëm reagimin e Këshillit Drejtues të Sindikatës së Policisë së Kosovës, pasi që veprimet e kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, janë “kundërligjore”.

“Të përgjuarit e Nënkryetarëve të SPK-së dhe njëherësh Nënkryetares së BSPK-së nga z. Imer Imeri, flasin shumë dhe tregojnë shumë se organizimet e mirëfillta sindikale u pengojnë njerëzve jo parimorë të cilët duan të shkatërrojnë organizimin e mirëfilltë sindikal qoftë me përgjime të  kundërligjshme ndaj Nënkryetarëve të SPK-së gjegjësisht Nënkryetares së BSPK-së, qoftë edhe me shpifje ndaj Kryetarit të BSPK-së, siç ishin ato të fundit ku ishte i pranishëm edhe vetë z. Imer Zeqiri”, thuhet tutje në këtë reagim.

Më tej thuhet se BSPK-ja qëndron fuqishëm krah Sindikatës së Policisë së Kosovës në të gjitha veprimet, siç ata i kanë vlerësuar si të “mirëfillta dhe të duhura” në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës së punonjësve të Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika