Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me vendimin e menaxhmentit të ndërmarrjes “Trepça” për të larguar nga puna kryetarin e Sindikatës së Pavarur të minatorëve dhe katër anëtarë të tjerë.
Çitaku këtë e ka cilësuar si të padrejtë dhe se të shpëtfaqin “brutalisht hipokrizinë e partisë shtet”.
“Në opozitë të majtë dhe me sindikata, në qeverisje shtypësit më të mëdhenjë të tyre”, ka shkruar Çitaku.
Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.
Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.
Lexo dhe: Menaxhmenti i Trepçës suspendon kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzi dhe disa të tjerë
“Punonjësit Ibrahim Jonuzi, Fevzi Ademi, Desat Kerleshi, Eset Meha, punëtorë të Trepça Sh. A. largohen përkohësisht nga puna, duke filluar nga data 27.10.2023”, thuhet në vendimin e menaxhementit që është marrë para tri ditësh.
Sindikata ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.