Suspendohen dy zyrtarë policorë në Pejë, tentuan ta lirojnë të dyshuarin për armëmbajtje pa leje

Dy zyrtarë policorë në Pejë janë suspenduar me rekomandim të IPK-së për dyshime mbi tejkalimin e autorizimeve, duke tentuar lirimin e përkohshëm të një të dyshuari për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë pranuar mbrëmjen e së shtunës informacione nga Policia e Kosovës për një rast ku dyshohet se dy zyrtarë policorë kanë tejkaluar autorizimet e tyre.

Sipas informacioneve fillestare, zyrtarët policorë dyshohet se kanë tentuar të lirojnë përkohësisht një të dyshuar për armëmbajtje pa leje, i cili ishte arrestuar dhe ndodhej në qendrën e ndalimit në stacionin policor të Pejës.

Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë ndërmarrë veprime paraprake hetimore në konsultim me Prokurorinë e Shtetit.

Në kuadër të hetimit dhe veprimeve tjera administrative, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të dyshuar në këtë rast.

“IPK në kuadër të autorizimeve ligjore dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika