Suspendohen dy zyrtarë policorë të policisë kufitare

Të hënën e 23 majit, dy zyrtarë policorë të policisë kufitare janë suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar".

Inspektorati Policor i Kosovës, të hënën e 23 majit, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare.

Sipas njoftimit, thuhet se IPK, respektivisht, hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së, përmes rrugëve operative, janë informuar lidhur me një rast ku dyshohet se disa zyrtarë policorë të policisë kufitare janë të dyshuar për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës”, thuhet në njoftim.

Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarrë veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit. Gjithashtu, janë intervistuar pesë zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

Lidhur me këtë rast, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major).

Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast, hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika