Suspendohen tre policët që “keqtrajtuan” një person në Drenas

Me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), policia ka suspenduar tre zyrtarë policorë në Drenas, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Këtë e ka bërë të ditur Arbër Beka nga IPK-ja, i cili ka deklaruar se hetimet janë duke vazhduar.

“Rekomandimi i ynë është përfillur dhe tashmë këta zyrtarë janë suspenduar. Natyrisht që rekomandimi për suspendim është bërë në interes të hetimit. Tani pritet dhe shumë veprime konkrete të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së. Duke e përfshirë marrjen e deklaratave të dëshmitarëve okularë, mandej IPK-së u janë ofruar disa video materiale të cilat do të analizohen në detaje dhe për të gjitha këto do të kontaktohet prokurori kompetent”, ka thënë Beka në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika