Suspendohet drejtori policisë në veri

Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar nga pozita e tij për shkak se ka refuzuar ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës, për lëshimin e flet

Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq





Është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, pasi i njëjti ditë më parë kishte deklaruar se refuzon ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës, për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Lajmin e ka bërë të ditur të enjten Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.

“Me datë 03.11.2022, u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me shkarkimin e Gjuriq, Sveçla ka thënë se refuzimi i zbatimit të vendimit për targa e cenon rëndë sigurinë e shtetit të Kosovës.

“Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë. Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq”, ka thënë ai.

Suspendimi i tij thuhet se është mbështetur në autorizimet ligjore, udhëzimin administrativ Nr.04/19 për shkeljet, masat dhe procedurat disiplinore në Policinë e Kosovës dhe rekomandimit të IPK-së.

“Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së”.

Suspendimi i Gjuriqit është bërë pas rekomandimit nga Inspektorati Policor i Kosovës.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika