Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) e ka suspenduar përkohësisht një zyrtar policor, i cili ishte duke e drejtuar veturën e tij private nën ndikimin e alkoolit.
Në lidhje me këtë rast, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar dhe intervistuar tre dëshmitarë.
“Zyrtarit policor të dyshuar në këtë rast i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar së i njëjti ka qenë duke drejtuar veturën e tij private (jashtë detyrës zyrtare) nën ndikimin e alkoolit (2.08 promila). Në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast me dyshimin për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Zyrtari policor është suspenduar përkohësisht përderisa rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë.