“Që nga përfundimi i luftës, gjendja në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka qenë e mirë, gjendja ende nuk është e kënaqshme, absolutisht që ka përmirësime në aspektin e sundimit të ligjit dhe të sigurisë. Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të jashtëzakonshëm të gjithë strukturave qoftë qeveritare, qoftë të sigurisë, atje. Kemi prezencë të strukturave të sigurisë si kurrë më parë atje, kemi sundim të ligjit si kurrë më parë atje, por patjetër që kemi edhe sfida”, ka vijuar Sveçla.