Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka rikujtuar një mujorin e procesit për regjistrimin e targave ilegale në targa legale të Kosovës.
Sveçla ka thënë se qytetarët veçse kanë filluar regjistrimin e targave.
“Procesi dymujor, i cili përfundon me 31 tetor, është një mundësi e fundit që të gjithë qytetarët që posdojnë mjete me targa ilegale, t’i kthejnë ato në targa RKS”, ka thënë Xhelal Sveçla në Facebook.
Ministri i Punëve të Brendshme ka thënë se ky proces ofron lehtësira të mëdha, duke filluar nga regjistrimi i veturave me të vjetra se 10 vjet.
Sveçla ka shtuar se ky proces përfshin lirimin nga taksa doganore, administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifa për targën dhe tarifën për pajisje me cerifikatë të regjistrimit të automjeteve.
Sveçla shpreson që ky proces të përmbyllet me sukses deri më 31 tetor 2022, derisa i bënë thirrje që qytetarët të bëjnë kthimin e targave ilegale në targa legale.