Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë shkruar të enjten për vizitë në veri të Mitrovicës.
Siç raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit, ata janë duke qëndruar në objektin e mbyllur të strukturës paralele serbe në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.
Më 31 gusht, ishte realizuar mbyllja e objektit të strukturës paralele në “Lagjen e Boshnjakëve”, dhe që nga atëherë ky objekt ka qenë nën menaxhimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ndërkaq, të mërkurën, Policia e Kosovës ka mbyllur një pjesë të komunës paralele të Skenderajt, e cila funksiononte në një objekt nën pronësi të Trepçës.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, gjatë kontrolleve të zhvilluara të mërkurën, janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje që vërtetojnë lëshimin e dokumenteve të falsifikuara.