Sveçla e Hoxha nënshkruajnë strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës

Ministri i Brendshëm, Sveçla ka nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës, së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, të premten

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri Sveçla, me anë të një postimi në Facebook. Ai ka thënë se synim i kësaj strukture është ngritja e efektivitetit të PK-së.

“Bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha, sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës. Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture, synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike, andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika