Sveçla e pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott, diskutojnë për sulmin në Banjskë

"..Britania e Madhe mbështet përpjekjet e Kosovës për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë", ka shkruar ambasadori britanik, Nicholas Abbott

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.

Abbott ka thënë se me Sveçlën kanë diskutuar për një sërë çështjesh të sigurisë, si dhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Ne diskutuam për bashkëpunimin e fortë Britani e Madhe – Kosovë për një sërë çështjesh të sigurisë, si dhe ndikimin e sulmit në Banjskë. Britania e Madhe mbështet përpjekjet e Kosovës për të hetuar sulmin dhe bën thirrje që autorët të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Abbott.

Në lidhje me agresionin e Serbisë në Banjskë, zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, tha se Kosova i ka dërguar raport prej 48 faqesh Bashkimit Evropian.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika