Sveçla e quan akt çnjerëzor sulmin fizik ndaj së moshuarës në Pejë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë thirrje që personat e implikuar në këtë rast të sillen para drejtësisë

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas keqtrajtimit ndaj së moshuarës nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Sveçla, ka thënë se këto veprime janë të papranueshme.

Po ashtu, ai i ka quajtur të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që cilësohen se ofrojnë përkujdesje të veçantë.

“Me shqetësim kemi parë të gjithë pamjet e keqtrajtimit të një gruaje të moshuar nga një grup vajzash, në një shtëpi të përkujdesjes së të moshuarve në Pejë. Veprime të tilla të dhunës janë të papranueshme kudo që ndodhin, por në veçanti janë më të rënda kur ndodhin brenda institucioneve që konsiderohen të ofrojnë ndihmë dhe përkujdesje”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka bërë thirrje që të sillen para drejtësisë të gjithë personat të involvuar në këtë rast.

“Fuqishëm bëj thirrje për sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të implikuar në këtë akt çnjerëzor. Nga Policia e Kosovës jam njoftuar që deri më tani janë arrestuar dy nga dhunueset dhe hetimet po vazhdojnë”, vijon shkrimi.

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se pas publikimit të video-incizimit në rrjetet sociale të sulmit në shtëpinë e të moshuarave në Pejë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj personave që kanë kryer këtë vepër penale.

Në një komunikatë për media thuhet se Prokurori i Shtetit brenda afatit ligjor do të shqyrtojë mundësinë e paraqitjes se kërkesës për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, dhe gjithashtu lidhur me këtë çështje penale do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Dy prokurorët e shtetit dhe Policia e Kosovës në vendin ku dyshohet së është kryer vepra penale, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Sulmi” dhe veprën penale “ndihma në kryerjen e veprës penale Sulmi””, thuhet në njoftim.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës në një komunikatë për media, ka njoftuar se duke u bazuar nё video- incizimin i cili ka qarkulluar nё media sociale, ku shihet se njё punёtore nё njё shtёpi tё pleqve nё Pejё, ёshtё duke ushtruar dhunё ndaj njё të moshuare, policia menjёherё ёshtё vёnё në veprim dhe rreth orёs 14:10, ka identifikuar lokacionin, dhe ka arrestuar dy tё dyshuara lidhur me rastin.

“Tё dyshuarat janё duke u intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe nё koordimin tё plotё me prokurorin e shtetit do tё merren veprime të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, vajza e së moshuarës që është keqtrajtuar nga punëtoret e Qendrës për të Moshuar në Pejë” Orenda”, është shprehur e tronditur për rastin.

Në një linjë direkte me RTV Dukagjini, vajza e së moshuarës është shprehur e tmerruar dhe në një gjendje jo të mirë emocionale.

Telefonin e saj e ka kapur pas pak çasteve bashkëshorti, i cili ka thënë se me të marrë informatën ka lajmëruar policinë në rajonin e Gjakovës.

“E kam lajmëruar policinë e Gjakovës, siç duket e kanë arrestuar, të shohim tash kush është ajo, pse është përdorur ajo dhunë”, ka thënë dhëndri i së moshuarës.





Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika