Sveçla falënderon Turqinë për mbështetjen e Kosovës në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka nisur një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka takuar ministrin e tyre, Ali Yerlikaya. Sveçla ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën, veçanërisht në fushën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një vizitë zyrtare në Turqi e ka takuar homologun e tij, Ali Yerlikaya.

Sveçla ka shprehur falënderimin për mbështetjen e Turqisë ndaj Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë që është ofruar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë takimit, dy ministrat kanë shprehur dëshirën për t’i shkëmbyer përvojat më të mira dhe arritjet në fusha të ndryshme që përfshijnë Ministrinë e tyre, dhe kanë përmendur nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në fusha të ekspertizave specifike për të përmirësuar sigurinë në Kosovë.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës gjithashtu u takua me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë, Yasar Guler, me të cilin, diskutuan rreth situatës së sigurisë dhe sfidave që vendet po ballafaqohen.

Sveçla theksoi gatishmërinë e Kosovës për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa shprehu rëndësinë e përkrahjes nga partnerët në këtë aspekt të rëndësishëm.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika