Sveçla: Grupe të maskuara po ndalojnë veturat dhe legjitimojnë udhëtarët në prani të policisë serbe

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar.

“Pas paralajmërimit të grupeve ekstremiste serbe për protesta sot pas orës 18:00, janë vërejtur grupe ekstremistësh të maskuar të cilët në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët,” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Teksa njofton se një familje e cila po udhëtonte për në Gjermani, “i është pamundësuar vazhdimi i udhëtimit dhe është kthyer prapa me forcë.”

E që kjo po ndodh në sytë e policisë serbe, Sveçla thotë se e bën bashkëfajtore, po ashtu e quan akt fashist.

“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne.”

Sveçla njofton se deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurtë për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika