Sveçla për mbylljen e zyrës paralele tatimore në veri: Haraçi është i dënueshëm dhe i ndaluar për këdo

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se është mbyllet edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën Veriore.

Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës

“Mbyllet edhe një institucion paralel i Serbisë në Mitrovicën Veriore. Aktiviteti ilegal i Agjencionit Tatimor të Serbisë do të hetohet nga të gjithë mekanizmat tanë institucional ndërsa ne do të vazhdojmë të luftojmë çdo paralelizëm kriminal të Serbisë përballë institucioneve tona.

Ky institucion ka mbledhur ilegalisht mjete financiare nga qytetarë e subjekte që jetojnë e veprojnë në Republikën e Kosovës. Haraçi është i dënueshëm dhe rreptësisht i ndaluar për këdo që e zhvillon atë. E në këtë rast, ai zhvillohej nga grupe kriminale lojale ndaj Serbisë agresore dhe figurave si Vladimir Putin”, ka shkruar Sveçla.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në mëngjes rreth orës 09:00 kanë mbyllur zyrën tatimore e cila dyshohet të vepronte si degë e Ministrisë së Financave të Serbisë në një ndërtesë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani i cili ka deklaruar se nuk ka persona të arrestuar dhe se personat që kanë qenë brenda zyres janë larguar nga vendi.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika