Sveçla: Heroi Enver Zymeri u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave dhe djemve

Ministri i Brendshëm , Xhelal Sveçla ka përkujtuar heroin Enver Zymeri si një shembull dhe motiv për gjeneratat e reja të Policisë së Kosovës

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar policin e vrarë në detyrë, Enver Zymeri, për të cilin ka thënë se u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Republikës sonë.

“13 vite më parë, gjatë një operacioni policor në veri të vendit, në fshatin Zubç të Zubin Potokut, nga një grup i armatosur kriminal i Serbisë, u vra pjesëtari i Policisë së Kosovës, heroi Enver Zymeri. Me shërbimin e tij me vullnet e përkushtim deri në sakrificë sublime, heroi Enver Zymeri përjetësoi betimin e pjesëtarit të Policisë së Kosovës. Ai u kthye në shembullin dhe motivin e qindra vajzave e djemve të Republikës sonë që edhe sot, 13 vite pas rënies së tij, shërbejnë në çdo cep të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Kurti për Enver Zymerin: Hero i ligjshmërisë dhe sovranitetit të Kosovës

Në nderim të sakrificës sublime të hero Enver Zymerit, prej tre vitesh 26 korrikun e shënojmë si Ditën memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës.

Listës së të rënëve dhe shokëve të tij të lavdisë, këtë vit Sveçla ka thënë se i është shtuar edhe heroi Afrim Bunjaku, i vrarë në sulmin terrorist të Serbisë në Banjskë më 24 shtator.

“Sot dhe çdo ditë u jam mirënjohës djemve e vajzave tona që bartin me nder e krenari uniformën e Policisë së Kosovës dhe shërbejnë e mbrojnë Republikën tonë, duke realizuar kështu aspiratat e 23 pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të rënë në kryerje të detyrës”, ka shkruar mes tjerash ai.

Këtë të premte, në përkujtim të ditës memoriale të policëve të rënë në detyrë dhe 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri, do të organizohen homazhe dhe një garë profesionale të kërcimit në Liqenin e Ujmanit në nderim të sakrificës së tyre.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika