Sveçla: I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve të RKS-së

Ministri Sveçla ka kërkuar nga Presidenti Vuçiq që i njëjti, të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që i njëjti, të ndalojë së mbështeturi aktet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të RKS-së.

Një reagim i tillë vie pas sulmit të një pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës nga strukturat ilegale me ç’rast të njëjtit i është djegur vetura.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në postimin e Sveçles.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se nga një shtatori ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS. MPB-ja ka bërë të ditur se vetura e parë që i ka ndërruar këto tabela ka qenë në komunën e Prizrenit.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika