Sveçla: Janë arrestuar dy persona nga Fushë-Kosova, përfituan nga një qytetar 260 mijë euro

Me anë të një postimi në Facebook, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar se në kuadër të një operacioni kundër veprimtarisë së fajdes, janë arrestuar dy të dyshuar në Fushë Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se dy persona janë arrestuar, pasi të njëjtit, kanë përfituar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove nga një qytetar.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla ka treguar se arrestimi i dy të dyshuarve është bërë në kuadër të një operacioni kundër veprimtarisë së fajdes.

“Vazhdon lufta ndaj krimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës ka finalizuar sot me sukses një operacion kundër veprimtarisë së fajdes. Janë arrestuar dy persona nga Fushë-Kosova, të cilët përmes të veprimtarisë së jashtëligjshme të fajdes, kanë përfituar nga një qytetar të holla në vlerë prej 260 mijë eurove”, ka shkruar Sveçla.

Tutje, ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për suksesin dhe përkushtimin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika