Sveçla: Kam bërë kërkesë që prona e Radojçiqit të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës

Sipas ministrit, Xhelal Sveçlës, vila e Milan Radojçiqit duhet t’i kalojë në shfrytëzim Policisë së Kosovës si bazë e Policisë për stacion për njësi me barka

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, e ka konfirmuar se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Bujqësisë që prona e Milan Radojçiqit të kalojë në kuadër të dikasterit të tij.

Sipas Sveçlës, vila e Radojçiqit duhet t’i kalojë në shfrytëzim Policisë së Kosovës si bazë e Policisë.

Ai ka theksuar se prona ku është ndërtuar vila, është pronë e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Kompleksi i Milan Radojçiqit është i ndërtuar në agjencinë pyjore të Republikës së Kosovës. Bypasi i tunelit është uzurpuar nga ky kompleks nga Milan Radojçiq. Jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që kjo pronë t’i kalojë ministrisë së Punëve të Brendshme dhe më pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës, për stacion për njësi me barka në departamentin e kufirit”, ka thënë ministri.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika