Sveçla me çiklistët shkojnë në Bërnjak, bëjnë homazhe edhe te pllaka e heroit Enver Zymeri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me çiklistët kanë shkuar deri në Bernjak, ku pastaj kanë bërë homazhe edhe te pllaka e heroit Enver Zymeri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se me ftesë të Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe grupit “Marakli t’Biciklave” kanë bërë rrugën nga Bërnjaku deri te Tuneli i Mitrovicës.

Sveçla ka thënë se këtë e kanë bërë me ministrin Elbert Krasniqi, zëvëndësministren Daulina Osmani, drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, deputeten Fitore Pacolli.

“Në nderim të Heroit Enver Zymeri, në vendin ku ai ra dhe gjindet pllaka përkujtimore bëmë një minutë heshtje”, ka thënë Sveçla.

Ministri ka thënë se sakrifica e tij dhe heroit Afrim Bunjaku e kanë bërë “të mundur që ne të shijojmë këtë aktivitet dhe bukuritë natyrore të Liqenit të Ujmanit dhe maleve përreth”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika