Sveçla: Merdarë hapet për të gjitha mallrat serbe – Pikat tjera kufitare pas funksionalizimit të skanerëve

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pikat kufitare me Serbinë, pas Merdarës, do të hapen për mallrat serbe vetëm pas funksionalizimit të skanerëve me rreze X, ndërsa Merdarë ka nisur të pranojë produkte serbe me kontrolle manuale të sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se pikat kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat sapo të bëhen funksional skanerët me rreze X.

Deri atëherë, sipas tij, vetëm pika kufitare në Merdarë është hapur për të gjitha mallrat, por me kontrolle manuale të sigurisë.

“Andaj, me efekt të menjëhershëm, pika kufitare në Merdarë do të jetë e hapur për të gjitha mallrat, të cilat do t’i nënshtrohen kontrolleve manuale të sigurisë deri në funksionalizimin e skanerëve me rreze X. Pikat tjera kufitare me Serbinë do të hapen për të gjitha mallrat në momentin kur skanerët me rreze X bëhen funksional në ato pika kufitare”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Ai ka potencuar se transportuesit e mallrave janë paralajmëruar të marrin parasysh këtë ndryshim në planifikimin e kohës për procedurat e reja të kalimit kufitar.

Gjatë ditës së martë, kamioni i parë me produkte serbe tashmë ka kaluar pikën kufitare në Merdar, raporton ekipi në terren i TV Dukagjinit.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika