Sveçla në Kroaci diskuton për sigurinë e vendit pas sulmit terrorist në Banjskë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci, me ç’rast në parlamentin kroat u takua me Komisionin për Politikë të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të kryesuar nga Sinisha Hajdash Donçiq

Xhelal Sfeçla, Ministër i Punëve të Brendshme dhe Komisionin për Politikë të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të kryesuar nga Siniša Hajdaš DončićKomisionin për Politikë të Brendshme dhe Siguri Kombëtare

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci, me ç’rast në parlamentin kroat u takua me Komisionin për Politikë të Brendshme dhe Siguri Kombëtare të kryesuar nga Sinisha Hajdash Donçiq.

Sipas Sveçlës, në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit.

“Shpreha mirënjohjen për partneritetin e shkëlqyer që kemi me Kroacinë dhe për rolin aktiv në mbështetjen e pakursyer për Kosovën në vazhdimësi, si në procesin e njohjeve, anëtarësimeve në mekanizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. Diskutuam për situatën e sigurisë në vendin tonë, veçanërisht për sulmin terrorist të 24 shtatorit ku shpalosa të gjitha faktet që pas këtij sulmi qëndron Serbia me të gjitha kapacitetet shtetërore të saj. Po ashtu, i njoftova anëtarët e Komisionit për të arriturat tona në luftën kundër krimit të organizuar”, tha ai.

Derisa është diskutuar edhe për komunitetin kroat që jeton në Kosovë dhe angazhimin e tyre për ngritjen e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës.

“Patëm mundësinë të diskutojmë edhe për komunitetin kroat që jetojnë në Republikën e Kosovës të cilët përveç që janë vlerë e shtuar e shoqërisë sonë, angazhohen edhe në institucionet tona për ngritjen e forcimin e mëtutjeshëm të shtetit tonë. I falënderova anëtarët e Komisionit për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës. Bashkëpunimi ynë do të vazhdojë edhe më tutje si dy shtete aleate që angazhohemi për paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe më gjerë”, shkroi tutje Sveçla.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika