Sveçla në takim me zyrtarë francezë, u kërkon përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në takim me një delegacion nga Franca i përbërë nga disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme dhe Evropës u ka kërkuar përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në takim me zyrtarë të lartë të Francës dhe Evropës





Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të martën ka pritur në takim një delegacion nga Franca i përbërë nga disa zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Jashtme dhe Evropës.

Siç njofton Ministria, ky takim është realizuar me rastin e takimeve e shkëmbimeve të rregullta në kuadër të marrëveshjeve bilaterale me shtetin e Francës.

Këtë radhë delegacioni nga Franca ishte i përbërë nga zyrtarë të lartë nga Ministria e Jashtme dhe Evropë dhe Ministria e Brendshme.

“Janë zhvilluar takime teknike punuese me ministritë tona përkatëse në fushën e bashkëpunimit policor, luftën kundër krimit të organizuar e terrorizmit, menaxhimit të migrimit, azilit, liberalizimin e vizave, frankofoninë dhe marrëdhëniet bilaterale”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim, Sveçla ka kërkuar përmbylljen sa më shpejt të procesit të liberalizimit të vizave.

Përveç bashkëpunimit me Republikën e Francës në fushën e sigurisë, përgjatë këtij takimi, ministri Sveçla dhe ekipet teknike të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës prezantuan të arriturat e këtij dikasteri në luftimin e krimit dhe korrupsionit, luftimin e kontrabandës me migrantë, si dhe për bashkëpunimin me Francën në fushën e ripranimit dhe riatdhesimit.

Të dyja palët u pajtuan që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret nga udhërrëfyesi për viza dhe ka shënuar progres në vazhdimësi në fushat përkatëse si riatdhesimi, siguria e dokumenteve, rendi publik e luftimi i krimit të organizuar e korrupsioni si dhe të drejtat fundamentale njerëzore.

“Franca është jashtëzakonisht e kënaqur me bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informatave në fushën policore e të migracionit. Ky proces tashmë ka hyrë në fazën finale dhe po diskutohet në formatin e Grupit për Viza të Këshillit të BE-së”, thuhet tutje.

Ndryshe, Franca ka kërkuar që Kosovës të mos i hiqen vizat pa vënë në funksion sistemin, ETIAS.

Këtë kërkesë tashmë e ka pranuar edhe Çekia, shtet i cili po udhëheq Presidencën e Këshillit të BE-së.

Kërkesën e Francës janë duke e mbështetur edhe disa shtete të tjera, mes tyre Holanda, Belgjika, Suedia dhe Spanja.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika