Sveçla nga Bërnjaku: Po respektohet marrëveshja për dokumentet

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, duke përcjellë nga afër se a po respektohet marrëveshja për reciprocitet me Serbinë për dokumentet për hyrje-dalje në Bërnjak, e ka konfirmuar se është duke u respektuar kjo ujdi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nga pika kufitare në Bërnjak

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, nga pika kufitare në Bërnjak ka bërë të ditur se është ndërprerë lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje nga autoritetet e Serbisë për shtetasit e Kosovës.

“Mund të konfirmoj se kishim një veturë të kolegëve të gazetarëve që kaloi pa problem, është ndërprerë hyrje-dalje nga ana e autoriteteve të Serbisë, po ashtu edhe në Merdar dhe te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, ndërsa në Jarinjë ende nuk është ndonjë veturë që ka kaluar”, ka deklaruar Sveçla për RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se kjo është lehtësim për shtetasit e Kosovës që kalojnë në Serbi.

“Unë them se me këtë dinamikë do të vazhdojmë edhe në iniciativat e tjera, pa probleme si kjo të kalojë edhe çështja e targave ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës”, ka vijuar tutje ai.

Ai ka thënë se situata është e qetë dhe “besoj se do të kalojë pa tensione edhe më tutje”.

Ndërkaq, me datën një shtator, ashtu siç është paraparë, ka filluar zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Gazetarët e RTV Dukagjinit, të cilët gjenden të terren, kanë bërë të ditur se qytetarët kanë mundur ta kalojnë kufirin Kosovë-Serbi, vetëm me letërnjoftim.

Fillon zbatimi i marrëveshjes për lëvizje të lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika