Sveçla numëron aksionet e Policisë, thotë se ishin të suksesshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka përmendur aksionet e Policisë të ditës së enjte, të cilat ai i ka cilësuar si të suksseshme

Aksioni i Policisë në Shtërpcë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka numëruar aksionet e Policisë të ditës së enjte, të cilat i ka cilësuar si të suksesshme.

Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se lufta ndaj “ilegaliteteve që cenojnë jetën e qytetarëve tanë nuk ka alternativë”.

Ai ka bërë të ditur se, Dogana e Kosovës të enjten ka konfiskuar mbi gjashtë tonë mallra të konfiskuara nga Serbia.

Po ashtu, ai ka shkruar edhe për aksionin e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokuorinë, ku janë sekuestruar kamerat e vendosura dhe të kontrolluara nga strukturat paralele të Komunës së Shtërpcës.

Policia e Kosovës të enjten e shtatë korrikut ka zhvilluar një aksion për bastisjen e disa lokacioneve në komunën e Shtërpcës.

May be an image of bicycle and outdoors

Policia e Kosovës ka zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e pesë lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Rasim Maloku ka  theksuar se ky aksion ndërlidhet me disa të arrestuar në rastin “Brezovica”.

“Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë, por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish-kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale, e që këto struktura kanë menaxhuar  me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës, e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, ka thënë Maloku.

Sipas tij, janë katër lokacione të bastisura, ku janë larguar edhe kamerat e sigurisë.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika