Sveçla pas bastisjes në Pejë: Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare ka përfunduar

I pari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla pas aksionit të policisë në Pejë ku janë arrestuar nëntë zyrtarë të kompanisë publike "Ambienti" ka thënë se kryesit e çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Xhelal Sveçla ka reaguar pas bastisjeve që i ka bërë Policia e Kosovës, nga Njësiti kundër krimeve ekonomike në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.

“Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla.

“Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”, ka theksuar ai.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Bordi i kompanisë së pastrimit “Ambienti” në Pejë dhe çdo person që ka bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare do të ballafaqohet me drejtësinë.

“Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”, ka përfunduar Sveçla.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika