Sveçla pas shpalljes nongrata e Daria Aslamovas: Dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në Veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas shpalljes person i padëshirueshëm të gazetares Daria Aslamova ka thënë se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në veri të Kosovës

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Pas shpalljes person i padëshirueshëm në Kosovë ndaj gazetares Daria Aslamova, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ndalimi i saj është dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes ruse në Veri të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, ministri Sveçla, ka thënë se arrestimi i Aslamovës ka ndodhur në të njëjtën ditë kur është sulmuar Policia e Kosovës në Veri.

“Në të njëjtën ditë që policia jonë u sulmua nga bandat kriminale dhe vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës, Daria Aslamova, një spiune ruse e angazhuar në propagandën e luftës në Ukrainë është arrestuar duke tentuar të hyjë në Kosovë nga Serbia – dëshmi e pakundërshtueshme e ndërhyrjes së Rusisë në veri të Kosova”, ka shkruar ministri.

Ndryshe, të dielën e shtatë gushtit, gazetarja ruse, Daria Aslamovës, i është ndaluar hyrja në Kosovë për pesë vjet.

Daria Aslamova, 52-vjeçare nga Rusia, është korrespodente speciale për të përditshmen ruse, Komsomolskaya Pravda.

Kjo gazetë njihet për qëndrimet e saj proKremlinit.

Aslamova ka punuar edhe në Ukrainë si korrespodente lufte për kanalin që përhap propagandë ruse, Tsargrad.

Ajo është parë si gazetare në shumë zona të luftës përfshirë Çeçeninë, Abhazinë, Nagorno-Karabakun, Osetinë, Taxhikistanin dhe ish-Jugosllavinë.

Përgjatë karrierës së saj, ajo ka intervistuar ish-presidentin irakian, Sadam Hussein dhe presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Ajo është arrestuar disa herë në zonat e luftës dhe e ka të publikuar edhe një libër me titull, “Ditari i një vajze famkeqe”.

Aktualisht Aslamova realizon një emision televiziv të titulluar, “Pikat e nxehta me Daria Aslamovan”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika