Sveçla pas vizitës në veri: Sfidat e vitit 2024 s’na kanë ndalur, na kanë forcuar

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës në Mitrovicën e Veriut, ka theksuar angazhimin e Policisë së Kosovës për sigurinë e qytetarëve

Në ditën e fundit të vitit 2024, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, së bashku me presidenten Vjosa Osmani, realizuan një vizitë në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut.

Gjatë vizitës, ata takuan zyrtarët policorë, duke theksuar punën e palodhur të tyre dhe kontributin e rëndësishëm për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve në të gjithë territorin e Kosovës.

Ministri Sveçla vlerësoi angazhimin e Policisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një garanci për stabilitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Në sheshin e Mitrovicës së Veriut, Sveçla u takua edhe me fëmijë që shprehnin gëzim për ardhjen e motit të ri.

“Puna e palodhshme e gjithë zyrtarëve policor, atyre që takuam dhe e atyre që janë të vendosur në çdo cep të vendit tonë, garanton mbrojtje e siguri për Republikën tonë. Sukseset e Republikës sonë ju takojnë atyre që janë të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë e qytetarëve tanë pa dallim dhe vendit tonë”, ka shkruar ministri Sveçla në Facebook.

Sveçla ka përmendur edhe një tjetër ngjarje, atë të takimit me Ramadan Behramin në Kroin e Vitakut.

Përkundër sfidave dhe kërcënimeve, Behrami ka mbajtur pronën e tij dhe do ta festojë Vitin e Ri në shtëpinë e tij të re në veri.

“Pas këtyre vizitave, festën i’a uruam edhe Ramadan Behramit në Kroin e Vitakut i cili përkundër sfidave e kërcënimeve të vazhdueshme nuk hoqi dorë nga prona e tij dhe në kuadër të mbështetjes së Qeverisë sonë, do ta festojë vitin e ri në shtëpinë e tij të re.  Sfidat e vitit 2024 nuk na kanë ndalur dhe na kanë forcuar, në vitin 2025 uroj të gëzojmë suksese të përbashkëta, për Republikën tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika