Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë kthimi i ish-policëve serbë në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e konsideron kërkesën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për rikthimin e ish-policëve të dorëhequr në veri si një shkelje ligjore, duke e quajtur dorëheqjen e tyre një masë për pastrimin e elementit kriminal në atë zonë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

“Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zonë. As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiqit që ish-policët të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai sot në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

Shija e redaktorit

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyll...

Mbledhja e përbashkët e parlamenteve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë i ka përmbyllur sot punimet e saja të cilat i zhvilloi...

Osmani: Shqipëria dhe Kosova, dy pjesë të pandashme të një...

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të pandashme që janë pjesë e një kombi të madh. Ajo...

Të fundit nga rubrika