Sveçla për kidnapimin e policëve: Ishte organizim i planifikuar, Serbia po mundohet ta deformojë ngjarjen në terren

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se “rrëmbimi i policëve të Kosovës është një incident jashtëzakonisht i rëndë”, teksa ka thënë se plani për kidnapimin e tyre ka qenë i organizuar dhe se nuk bëhet fjalë për kurrfarë kalimi të vijës kufitare nga policët siç deformohet në terren nga Serbia

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka quajtur “akte kriminale” veprimet e Serbisë, duke thënë se “rrëmbimi i policëve është një incident jashtëzakonisht i rëndë”.

“Ky akt kriminal duhet të dënohet ashpërsisht nga faktori ndërkombëtar, sepse përfaqëson një shkelje të rëndë dhe shfaq edhe një herë fytyrën e vërtetë të Serbisë”, ka thënë Sveçla duke bërë thirrje “urgjente për lirimin e policëve”.

Sveçla ka thënë se në vendin e ngjarjes ka pasur edhe drunj, me qëllim të pengimit të njësiteve asistuese të Policisë së Kosovës dhe se gjurmët tregojnë tregojnë se aksioni për rrëmbimin e tre policëve të Kosovës ka qenë mirë i organizuar.

“Unë ditën e djeshme kam vizituar lokacionin i cili ndodhet rreth një km territorit tonë, bëhet fjalë në atë rrugë ku është bllokuar për shkak se më herët kishte kontrabandë. Ka qenë e pamundur të kalohej në territorin e Serbisë, ishte një deformim i ngjarjes në terren nga Serbia për t’i ikur planit të tyre për kidnapim. Ka pasur edhe drunj me qëllim të pengimit të njësive asistuese të Policisë së Kosovës. Gjurmët tregojnë po ashtu se ka qenë një aksion i dy njësive speciale me numër shumë më të madh sesa që ju e keni parë ose sesa që pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë”, ka theksuar Sveçla.

Sipas tij, edhe në lidhje me ngjarjen e djeshme ku mbetën të kidnapuar tre policë brenda territorit të Kosovës, Beogradi ndërmori një hap të turpshëm, ku kidnapimi, siç thotë ai, është zhvilluar nga një plan i planifikuar nga njësiti special i forcës serbe “KOBRA” në Bare.

Sipas tij, Serbia është duke u munduar për destabilizim të vendit, tentativa të cilat e kanë direktivën në Beograd.

“Për atë që jemi dëshmitarë javëve të fundit janë grupet e maskuara kriminale të dirigjuara nga Beogradi, të cilat kanë sulmuar edhe policinë e KFOR-in, mediat në çfarëdo forme.
Ndonëse policia që një kohë ballafaqohet me sulme të bandave në veri, javëve të fundit kanë qenë më të shumta. Si pasojë e këtyre sulmeve, një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të KFOR-it dhe policisë kanë mbetur të lënduar. Këto sulme kanë pasur burimin nga Beogradi zyrtar”, ka vijuar Sveçla.

Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës, ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.

Këto zhvillime po ndodhin në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës  janë rritur.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.

Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët.

Po ashtu, më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq, “Llune”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika