Sveçla për Masakrën e Reçakut: Drejtësia ndonëse është vonuar, duhet dhe do të ndodhë sa më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se "Masakra e Reçakut është e vërteta e regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe ky është një fakt i pandryshueshëm"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar në lidhje me 24-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

“Masakra e Reçakut që ndodhi nga forcat ushtarako-policore të regjimit gjenocidal të Millosheviqit, në mëngjesin e 15 janarit të vitit 1999, mbetet ndër aktet më të rënda kriminale ndaj popullit tonë dhe këmbana që zgjoi ndërgjegjen e gjithë botës”, ka shkruar Sveçla.

Ministri Sveçla ka shtuar se këtë të diel, kanë kujtuar dhe nderuar “45 civilët shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur që u masakruan mizorisht pa dallim gjinie e moshe”.

“Ishim të nderuar që edhe këtë vit, si para 24 vitesh, në Reçak ishte edhe miku i gjithë popullit shqiptar, miku im, ambasadori William Walker. Në historinë tonë të lirisë, ambasadori Walker do të mbetet figura emblematike dhe e së vërtetës së Reçakut”, ka shtuar Sveçla.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Tutje, Sveçla ka theksuar se masakra është “propaganduar nga Serbia se nuk ka ndodhur, dhe kjo pikërisht për të amnistuar e rehabilituar kriminelët që kryen këtë krim”.

“Asnjë kriminel nuk është dënuar deri më tash për këtë krim kundër njerëzimit, por kjo masakër nuk do të hiqet asnjëherë nga historia jonë. Masakra e Reçakut është e vërteta e regjimit të Millosheviqit në Kosovë dhe ky është një fakt i pandryshueshëm”, ka potencuar tutje Sveçla.

Ai ka deklaruar se “drejtësia ndonëse është vonuar, duhet dhe do të ndodhë sa më parë, për secilën jetë të marrë mizorisht e për secilin trup që akoma nuk prehet i qetë në tokën tonë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika