Sveçla për Vuçiq: U rikthye në vitin ’99, në detyrën e tij si propagandues

Xhelal Sveçla, ka thënë se mbrëmë presidenti serb Vuçiq, i dëshpëruar nga arrestimi dhe në mungesë për çdo argument u rikthye në detyrën e tij të viteve 99, si propagandues

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se mbrëmë presidenti serb Vuçiq, i dëshpëruar nga arrestimi dhe në mungesë për çdo argument u rikthye në detyrën e tij të viteve 99, si propagandues.

Sveçla e komentuar deklarimin e Vuçiqit ndaj policit të plagosur në veri të Kosovës, ku sipas Vuçiqit polici është plagosur nga copa të xhamit.

E për këto deklarata propaganduese të presidentit serb, Sveçla ka thënë se shumë gjëra e dëshmojn të kundërtën.

“Sulmet ndaj zyrës së KKZ kanë ndodhë më 6 dhjetor ndërsa Ekrem Neziri është plagosur më 8 dhjetor me kallashnikov e dëshmohet me pamje nga vendi i ngjarjes e ardhja e KFOR-it brenda pak minutash…Vuçiqi ngre një çështje qe po ashtu është genjeshtër e llojit vet duke insistuar se policia nuk mund të shkojë në keto komuna pa leje, Policia e Kosovës ëshstë një dhe është e obliguar të ofroje rend dhe sundim të ligjit dhe për këtë i ka të gjitha kompetencat ligjore dhe nuk ka asnjë marrëveshje a dokument qe kufizon veprimtarin e PK në cilën do komunë fshat ose qytet”, ka thënë Sveçla.

Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në veri, duke i bërë thirrje organizatorëve që të largojnë menjëherë barrikadat.

“Nga pasditja e djeshme janë ngritur gjashtë barrikada në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, me ç’rast për arsye të sigurisë kemi mbyllur pikat kufiatare në Jarinje dhe Bërnjak. Ka pasur shkëmbim zjarri mes zyrtarëve policorë me disa grupe kriminale, pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe afër digës së Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vendosur nën kontrol. Meqenëse barrikadat e vendosura mbrëmë po bllokojnë rrugën iu bëjë thirrje për largim të menjëhershëm. Unë iu them se ne nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë dhe të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”.

Sveçla gjithashtu deklaroi rreth barrikadave të vendosura dhe rreth shkëmbimit me armë zjarri në mes policisë dhe bandave kriminale.

“Nga pasditja e djeshme janë ngritur gjashtë barrikada në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, me ç’rast për arsye të sigurisë kemi mbyllur pikat kufiatare në Jarinje dhe Bërnjak. Ka pasur shkëmbim zjarri mes zyrtarëve policorë me disa grupe kriminale, pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe afër digës së Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vendosur nën kontrol. Meqenëse barrikadat e vendosura mbrëmë po bllokojnë rrugën iu bëjë thirrje për largim të menjëhershëm. Unë iu them se ne nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë dhe të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, ka thënë ministri Sveçla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika