Sveçla: Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale në Veri të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, i ka përgëzuar Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar gjatë luftës kundër grupeve të organizuara kriminale në veri të vendit. Ai gjithashtu ka thënë se kryetarët e komunave veriore do të vazhdojnë mandatin e tyre dhe do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Sveçla, u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve të këtyre grupeve kriminale dhe teksa i ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë besim në institucionet e Kosovës.

“Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë”, ka shkruar Sveçla në Facebook

Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të Ministri i Punëve të Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla.

Pas ceremonive të djeshme të betimit të Kryetarëve të komunave veriore, kryetarët e komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq sot janë vendosur në zyret e tyre në objektet komunale. Ata do të vazhdojnë mandatin e tyre duke qenë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

Përgëzoj Policinë e Kosovës për profesionalizmin e treguar në ballafaqimin me grupe të organizuara kriminale, që kishin për qëllim pengimin e këtij procesi. 5 pjesëtarë të policisë janë lënduar nga sulmet e këtyre grupeve por që fatmirësisht lëndimet janë të lehta, ata ndihen mirë dhe janë në detyrë.

Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të mos bien pre e manipulimeve të grupeve kriminale të cilët për hir të përfitimeve kriminale personale e grupore dëshirojnë kaos dhe suspendim të shtetit të së drejtës e të demokracisë.

Institucionet demokratike të Republikës së Kosovës do të jenë gjithnjë në shërbim të qytetarëve të vendit pa dallim dhe të pakompromis me sulmuesit e demokracisë, ligjit dhe qytetarisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika