Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është duke vazhduar lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje në të gjitha pikat kufitare, përvec atyre në Jarinjë dhe Bërnjak.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se deri më tash janë lëshuar 1 mijë e 501 dokumente gjithsej.
Në Merdar janë, gjithsej, 295 dokumente, në Multivodë 30, te Dheu i Bardhë janë lëshuar 607 dokumente, në Muqibabë 396, Stanqiq 21, Hani i Elezit 31, Vërmicë 63, Kulla Pejë 55 dhe në Qafë Morinë 3.
Ndërkaq, me kërkesën e ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier, Qeveria e Kosovës e ka shtyrë vendimin për reciprocitet me targa dhe për dokumente të indentifikimi deri në datën një shtator.
Ndërsa, të hënën janë larguar të gjitha barrikadat e vendosura në pikat kufitare të veriut.
Po ashtu, RTV Dukagjini ka siguruar pamje në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku po vazhdon zbatimi i masës së reciprocitetit për pajisje me dokumentin hyrje-dalje, i cili ka afat vlefshmërie 90 ditë brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë vazhdon implementimi i dokumenteve të reciprocitetit (VIDEO)