Sveçla: Policia e gatshme për tu ballafaquar me çfarëdo lloj situate, qytetarët të mos brengosen për sigurinë e tyre

Ministçr i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se kapacitet e Policisë së Kosovës janë të duhura për tu ballafaquar me çfarëdo lloj situate.

Këto komente i bëri Sveçla pas rritjes së numrit të policëve në veri të Kosovës, ku theksoi se është një situatë relativisht e qetë dhe qytetarët nuk duhet të brengosen për sigurinë e tyre.

“Unë jam i bindur se kapacitet e policisë janë duhur për tu ballafaquar me çfarëdo lloj situate, ne kemi në situatë relativisht të qet, asnjë qytetar nuk ka nevojë të brengoset për veten apo familjarët e tij. Jemi shtet i së drejtës dhe përmes instrumenteve demokratike do të garantojmë të drejta për të gjithë qytetarët e Kosovës pa asnjë dallim”, ka thënë Sveçla.

Sveçla tha se numri i policëve është rritur në veri të Kosovës më qellim të ofrimit të sigurisë për të gjithë qytetarët.

“Me qëllim që rendi të kthehet në atë zonë dhe të kenë qëndrim të sigurt, është marrë vendim që të shtohet prezenca e policisë … Për shkak të ndodhive të netëve të fundit, për shkak të sulmeve të fundit … Policia e bën vlerësimin e sigurisë dhe në bazë të këtyre vlerësimeve është marr vendim që të shtohet numri i policëve të rendit, të cilët krejt çfarë bëjnë është ofrimi i sigurisë për të gjithë banorët aty. Shtimi i prezencës është pa qëllime të tjera, përveç rritjes së sigurisë për banorët e këtyre lagjeve”, ka thënë Sveçla për RTK

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika