Sveçla: Rakiq në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbanë barrikadat

Ministri Sveçla ka thënë se e vetmja gjuhë e njohur nga Republika e Kosovës është ajo e stabilitetit, rendit dhe ligjit gjersa të njëjtën nuk e ka thënë edhe për shtetin serb. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se është Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq i cili në bashkëpunim me bandat kriminale po i mirëmbanë barrikadat në Veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se është Goran Rakiq ai i cili në bashkëpunim me bandat kriminale e njëherit, të armatosura, që po i mirëmbanë barrikadat e vendosura në Veri të Kosovës.

Janë bërë 11 ditë që nga vendosja e barrikadave në Veri të Vendit dhe pikërisht, të martën e 20 gushtit, është Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, i cili përmes një video-mesazhi, ka thënë se kushtet për heqjen e barrikadave në Veri janë që të lirohen të arrestuarit dhe të tërhiqet Policia nga Veriu i Kosovës. Në po të njëjtën ditë, ka reaguar edhe ministri Sveçla i cili ka kritikuar gjuhën e përdorur nga ta duke bërë një dallim me atë të Kosovës.

“Goran Rakic në bashkëpunim me bandat kriminale e të armatosura po i mirëmbanë barrikadat që kanë bllokuar qytetarët tanë dhe pjesëtarët e policisë së Kosovës tash e 11 ditë. E vetmja gjuhë që ata njohin dhe trumbetojnë janë vrasjet ndërsa e vetmja gjuhë që ne njohim është stabiliteti, rendi dhe ligji, ndaj të gjithëve dhe pa dallim. Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale me partnerët tanë për heqjen e barrikadave pa asnjë eskalim të mundshëm në ndërkohë këta po i armatosin bandat brenda barrikadave. Nuk kanë mbështetje nga qytetarët serbë në aktet e tyre kriminale prandaj tentojnë t’i frikësojnë me trillime për vrasje e për lista të paqena”, ka deklaruar Sveçla.

Krahas kësaj, ai ka thënë se Policia e Kosovës mbetet në shërbim të qytetarëve dhe se me krimin, nuk do të ketë kompromis.

“Nuk ka kompromis me krimin. Kushdo që në cilëndo formë ka cënuar sigurinë e vendit tonë do të ballafaqohet me drejtësinë. Kriminelët dhe qytetarët nuk janë në të njejtën anë. Asesi nuk mund të kushtëzohet liria e lëvizjes dhe zhvillimi i të gjithë qytetarëve me lirinë e kriminelëve që me aktet e tyre terroriste kanë rrezikuar para se gjithash të gjithë qytetarët pa dallim. Policia e Kosovës është një dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve në tërë territorin e Republikës së Kosovës si dhe në shërbim të ligjit që ju kërkon llogaridhënie shkelësve të tij”, ka shkruar Sveçla.

Rruga në fshatin Rudare të Zveçanit akoma mbetet e bllokuar nga barrikadat e vendosura nga komuniteti serb. Ndërkohë, policët që kishin mbetur të bllokuar në Leposaviq, janë larguar nga aty.

Një barrikadë e re është vendosur në lagjen “Berxhane”, e cila shpie për në Zveçan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tashmë, janë bërë 11 ditë nga vendosja e barrikadave më 14 dhjetor.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika