Sveçla: Rama kontribuoi që policët të lirohen, të shtohet presioni ndaj Serbisë

Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, ka theksuar se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve, pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pas lirimit të policëve të Kosovës nga burgu në Serbi, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dha një kontribut në lirimin e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, ministri Sveçla ka theksuar se faktori evropian dhe rajonal nuk duhet të mjaftohen vetëm me lirimin e policëve, pasi sipas tij presioni ndaj Serbisë duhet të shtohet.

“Të gjithë nga pak, presioni për Serbinë ishte shumë i madh. Ne bllokuam të gjitha pikat kufitare për mallrat e Serbisë. Ishin shtetet aleate që u angazhuan që lirimi i policëve të ndodh sa më shpejt. Ishte dhe Rama që reagoi ashpër për këtë rast”.

“Rama kontribuoi që tre policët të lirohen. Unë besoj se angazhimi i faktorit, qoftë rajonal, qoftë evropian nuk duhet të mjaftohet me kaq. Do të duhet që ndaj Serbisë të shtohet presioni, pasi Serbia vazhdon të jetë faktor destabiliteti. Ne mbrëmë kishim një sulm terrorist në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut, prodhim i Serbisë”, tha ai.

Kryeministri Rama, në një konferencë për media, ka thënë se është i shqetësuar për tensionet aktuale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i përkushtuar dhe Shqipëria është e përkushtuar për të punuar që të mos lejojë që kjo situatë të ndikojë keq në rajon”.

“Jam i kënaqur që më në fund kemi nxjerrë tre policë dhe tani është koha për një deeskalim dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë, pasi situata po bëhet urgjente. Jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe nuk mund të shikoj prapa. Jam i përkushtuar dhe Shqipëria është e përkushtuar për të punuar që të mos lejojë që kjo situatë të ndikojë keq në rajon”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë se lirimi i tre policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë përbën lajm të mirë, dhe tani është koha për shtensionim urgjent.

Rama: Është koha për deeskalim të situatës, Shqipëria e përkushtuar për të punuar që kjo situatë të mos ndikojë keq në rajon

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika